Maqedonia ka shembuj të mirë si t’i shndërrojë mbeturinat në energji

5Sot në temën: “Nga mbeturinat në energji – sfida dhe mundësi ”  në kuadër të Javës evropiane për reduktimin e mbeturinave, në organizim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe shoqërisë qytetare “Gou Grin” u mbajt panel diskutimi për zbatimin e zgjidhjeve teknologjike  në Republikën  e Maqedonisë për trajtimin e mbeturinave si rezultat i të cilave fitohet energjia. Në panel diskutim,  me prezentime u paraqitën INA Energo Sistem Shkup, partneri maqedonas i konsorciumit italian “Eko Enerxhi”,  kompania Vezë Sharri dhe Leker si dhe  Çimentorja Usje SHA Shkup,  si shembuj të mire për përdorimin e e ndryshëm të mbeturinave komunale për fitimin e energjisë.

2 (1)Sipas zëvendësministrit Makraduli, R. e Maqedonisë mund të lavdërohet me shembuj që  janë vlerësuar në nivel rajonal si shembuj të mirë, të cilët mundësojnë jo vetëm të bëhemi të pavarur energjikisht, por në këtë mënyrë të kontribuojmë për uljen e ndotjes së ajrit. Me këtë rast, zëvendësministri Makraduli shprehu shpresën se komunat do të tregojnë interesim më të madh për zgjidhjet që ekzistojnë, për arsye se pikërisht mbeturinat që janë një plagë e pashërueshme e shumë pushteteve lokale në vend, nëse jo edhe të gjithave, mund të trajtohet edhe në mënyrë tjetër që do të thotë benefit, e jo shpenzim.

 

12Në hapjen e panel diskutimit mori pjesë edhe Jaromir Leviçek shef i operacioneve 1 nga  delegacioni i BE- së në Maqedoni.  Në fjalën hyrëse ai potencoi faktin se në shtetet e BE-së  riciklohen afërsisht  42% të mbeturinave, ndërsa qëllimi është që deri në vitin 2030,  65% të mbeturinave të riciklohen.

Panel diskutimi ishte një mundësi e mirë për shkëmbim të njohurive, shembujve praktik, ideve, por edhe të shqyrtohet nevoja për harmonizimin e iniciativave ekzistuese me planet nacionale dhe lokale që po përgatiten për deponitë rajonale.

Interesante ishte edhe vërejtja e Gou Grin gjatë kryerjes së një studimi, e cila ka të bëjë me taksën komunale. Kur bëhet fjalë për stimulimin e qytetarëve për selektim të mbeturinave,  u propozua që taksa komunale të mos llogaritet sipas sipërfaqes së dobishme, por sipas sasisë së mbeturinave të krijuara.