Lokaliteti Stamer u shpall një gjë e rrallë natyrore

Локалитетот Стамер прогласен за природна реткостPromovimi dhe prezantimi i sotëm i vlerave natyrore të lokalitetit paleontologjik të rregulluar Stamer, në Komunën e Dellçevës, ku u gjetën fosile miliona vjeçare, shënoi shpalljen e tij të rrallë natyrore dhe fitoi statusin e trashëgimisë natyrore.

Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, në fjalimin e saj iu referua tre lokaliteteve në rajonin e Dellçevës për të cilat MMJPH-ja, në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës, miratoi vendime për shpalljen e rrallësive natyrore në vitin 2019. “Duke shpallur lokalietin Palemerologjik Stamer, profili karakteristik gjeologjik Zvegor dhe “Shpella Kiseliçka” për gjërat e ralla natyrore dhe menaxhimi dhe rregullimi i tyre i duhur do të mundësojë mbrojtjen dhe ruajtjen e gjetjeve jashtëzakonisht të vlefshme paleontologjike të faunës picermike, formave gjeomorfologjike, por edhe habitateve dhe llojeve me rëndësi kombëtare dhe evropiane ”, tha Shukova.

Këshilltari i komunës së Dellçevës, Vanço Novosellski foli për fillimet e Stamerit, si një nga vendet më të mëdha paleontologjike në Evropë, kur 14 vjet më parë u zbulua varri masiv i faunës Pikermike dhe i gjithë vendi që promovon pasurinë paleontologjike nga Delçeva.

Sipas Vasil Anastasovskit, zbatues i projektit, lokaliteti Stamer në Dellçevës është i fundit ndër 16 vendet paleontologjike të regjistruara në Maqedoni deri më tani, por padyshim me gjetje shumë të vlefshme.

Duke u ndalur kryesisht në pjesën e ekspertëve që lidhen me paleontologjinë, përfaqësuesja e Muzeut të Historisë Natyrore të Maqedonisë së Veriut, Biljana Garevska tha se një material unik fosil u gjet në këtë vend ku sedimentet neogjene përfshijnë shtresa të ndryshme fosile.

Në lokakitetin janë vendosur tabelat e informacionit dhe edukimit, tabelat e drurit, një pikë vëzhgimi dhe një vitrinë me skulptura nga disa prej fosileve të gjetura në madhësi natyrore, gjë që e bën atë veçanërisht interesante për vizitorët.

Realizimi i këtij projekti mbështetet nga Programi për Ruajtjen e Natyrës në Maqedoninë e Veriut (PRN), një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), dhe koordinohet nga “Farmahem” nga Shkupi.