MMJPH ndërmori masa parandaluese për mbrojtje

klimatskissot u mbajt punëtoria e parë konsultative on-line  mbi draft Strategjinë e Veprimit Afatgjatë të Klimës, e përgatitur nga projekti i financuar nga BE “Përgatitja e një Strategjie Afatgjate dhe Ligji i Veprimit për Klimën”,.

Punëtoria u ndoq nga përfaqësues të ministrive përkatëse, institucioneve publike, OJQ-ve dhe aktorëve të tjerë të interesuar që merren me aspekte në lidhje me ndryshimet klimatike  dhe veprimin e klimës.

Ekipi i projektit, i përbërë nga ekspertë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, paraqiti vizionin dhe objektivat e përgjithshme të draft Strategjisë, kontekstin ligjor dhe politikën për aktivitetet klimatike, parashikimet e emetimit të gazrave serë, politikat dhe masat e adaptimit dhe zbutjes, si  dhe kostot e tranzicionit., efektet socio-ekonomike dhe aktivitetet e mëtejshme.

Pjesëmarrësit diskutuan materialet dhe informacionet e prezantuara në mënyrë që të përmirësojnë draft versionin e Strategjisë. Drafti i strategjisë, si dhe dokumentet e tjera të përgatitura brenda projektit, të tilla si Projek-tligji për Veprimin e klimës, aktet nënligjore dhe dokumente të tjerë të lidhur do t’i nënshtrohen ndryshimeve shtesë dhe konsultimeve publike nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Ndryshimet dhe konsultimet do të ndihmojnë në përshtatjen e rezultateve të Projektit me rrethanat në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Miratimi dhe zbatimi i rezultateve do të varet nga gatishmëria teknike dhe institucionale e vendit.