Diskutimi konstruktiv për përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave shënoi takimin e ministrit Nuredini me OJQ-të

Takimi i sotëm tematik i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini me përfaqësuesit e shoqëriveqyterareu zhvillua në frymën e forcimit tëmarrëdhënies së partneritetit të Ministrisë me shoqëritëqytetare në mënyrë që të përmirësohet gjendja e menaxhimit të mbeturinave në vend. Ministri Nuredini informoi shkurtimisht pjesëmarrësit për detyrimet, përgjegjësitë dhe aktivitetet e vazhdueshme të MMJPH-së në fushën përkatëse dhe për miratimin e një pakoje të re ligjesh që rregullojnë këtë fushë, si dhe u diskutua për rolin e sektorit joqeveritar në proceset në vend dhe në këtë fushë. Takimi shënoi një diskutim konstruktiv, në të cilin u hapën dhe u përgjigjigjënshumë pyetje në lidhje me lloje të ndryshme të mbeturinave dhe gjithashtu u diskutuaedhe për informacionet që këto ditë po jepen nga media të ndryshme me tendncë të përhapin panik midis popullatës. Një numër propozimesh u diskutuan gjithashtu nga përfaqësuesit e OJQ-ve të pranishme sepse, siç theksoi ministri Nuredini, qëllimi është i përbashkët dhe nga OJQ-të pritet të jenë pjesë e procesit.