Jabllanica gjithashtu duhet të mbrohet sa më shpejt që të jetë e mundur

И Јабланица треба што поскоро да се заштитиNën organizimin e Fondacionit „Fridrih Ebert“ dhe Shoqërisë  Ekologjike Maqedonase u mbajt turneu i alpinizmit ,,Në gjurmët e të harruarve“ ku mori pjesë edhe Sekretarja shtetërore e MMJPH -së Kaja Shukova. Turneu në alpinizëm përfshinte prezantimin e nevojave dhe mundësive për mbrojtjen e pasurisë natyrore përmes një shëtitjeje dhe vizite të disa vendeve të Jabllanicës së bukur në procesin e shpalljes së Jabllanicës për zonë të mbrojtur. Në këtë ngjarje u prezantuan rezultatet fillestare të hulumtimit, dhe ky turne alpinizmi kishte për qëllim të paraqiste përpjekjet lokale për zhvillimin e qëndrueshëm duke theksuar nevojën për të mbrojtur natyrën unike dhe të rrallë të malit Jabllanicë, si dhe forcimin e dialogut dhe bashkëpunimit midis të gjithë palëve të interesuara.

Sekretarja e shtetit Kaja Shukova theksoi mbështetjen dhe nevojën për të zbatuar procesin e shpalljes së Jabllanicës për zonë të mbrojtur, dhe veçanërisht theksoi rëndësinë e përfshirjes së të gjithë faktorëve të involvuar, veçanërisht komunave të Vevçanit dhe Strugës.