Realizim intensiv i Programit për investim në mjedisin jetësor për vitin 2015

1(20.05.2015) Gjatë javës së fundit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor intensivisht po punon në realizimin e Programit për investim në mjedisin jetësor dhe Konkursin për ndarje të mjeteve për financim dhe realizim të programeve, projekteve dhe aktiviteteve tjera nga sfera e mjedisit jetësor për vitin 2015.

Në këtë kontekst, në ambientet e Ministrisë, ministri Nurhan Izairi sot nënshkroi marrëveshje me:

-        kryetarin e komunës së Novacit Llazar Kotevski për projektin “Projekti themelor i ndërtimit infrastrukturor të kanalizimit atmosferik komuna e Novacit- fshati Dallbegovc-dega 1 “

-        kryetari i komunës së Zelenikovës Vele Gruevski për projektin “Zgjerimi i kanalizimit të ujërave të zeza në fshatin Zelenikovë”,

-        kryetari i komunës së Pllasnicës Ismail Jahoski për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik( projektim dhe revizion) për rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit në vendbanimet Pllasnicë dhe Pregllovë”, kryetari i komunës së Krivogashtanit Toni Zatkoski për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik për ndërtimin e rrjetit të kanalizimit dhe stacionit të filtrimit në vendbanimet Bella Cërkvë dhe Vogjani”,

kryetari i komunës së Velesit Sllavço Çadiev, për projektin “Ndërtimi i sistemit të furnizimit me ujë në vendbanimin Novaçani, komuna e Velesit”,

-        kryetarja e komunës së Bogdancit Anastasija Ollumçeva për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik komplet për ndërtimin e stacioneve (anaerobe) të filtrimit për vendbanimet Stajkovë dhe Gjavatë”,

-        kryetari i komunës së Radovishit Sashko Nikollov për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik për rregullimin e shtratit të lumit Sushicë, Radovish”,

-        kryetari i komunës së Vasilevës Vanço Stojanov për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik për sistemin e furnizimit me ujë të fshatit Piperovë”,

-        kryetari i komunës së Dollnenit Boshe Millosheski për projektin “Mbrojtje dhe rregullim parter të burimit natyror të ujit-Faza e II-të në vendbanimin Debreshtë”,

-        kryetari i komunës së Konçës Bllagoj Jovanov, për projektin “Hartimi i dokumentacionit teknik për kanalizimin e ujërave të zeza dhe stacionit të filtrimit për vendbanimin “Sonçeva ezerska naselba”, liqeni i Mantovës, komuna e Konçës” dhe me

-        kryetarin e komunës së Kërçovës Fatmir Dehari për projektin “Sistemi i furnizimit me ujë në fshatin Kollarë”.