U instalua pajisja për monitorimin e cilësisë së ajrit

amsMinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me implementimin e IPA TAIB 2012/2013 projektit për furnizimin e pajisjes realizoi furnizimin e një stacioni mobil të monitorimit, një lloj tjetër i analizatorëve dhe një automjet për mirëmbajtjen e sistemit të monitorimit.

Në stacionin e monitorimit në Tetovë u krye zëvendësimi komplet i instrumenteve për dioksid të squfurit, oksideve të azotit, PM10 – grimcave të suspenduara me madhësi prej  10 mikrometra, monoksidit të karbonit dhe azotit.

Në stacionin e Kumanovës dhe Manastirit 2 janë zëvendësuar instrumentet ekzistuese për oksidet e azotit,  PM10 – grimcat e suspenduara me madhësi prej 10 mikrometra dhe ozonit  me instrumente të reja. Përveç kësaj, në të tre stacionet janë vendosur edhe instrumente për përcjelljen e përqëndrimeve  të PM2.5 – grimcave të suspenduara me madhësi deri më  2.5 mikrometra.

Instrumentet e reja matëse janë vendosur në stacionet monitoruese në mesin e muajit qershor të vitit 2017 dhe të njëjtat tani më kryejnë matje të vazhdueshme të përqëndrimeve të substancave ndotëse.

Sistemi tërësisht është vendosur dhe nga fillimi i gushtit të dhënat  nga matjet e kryera janë të disponueshme në portalin për cilësinë e ajrithttp://air.moepp.gov.mk/.