Nisma Ekuator shpalli thirrjen për përzgjedhjen e Çmimittë Ekuatorit për vitin 2019

Equator Prize slikaÇmimi Ekuator 2019 do t’u jepet iniciativave nga komunitetet lokale të shquara që avancojnë zgjidhjet e ndryshimeve klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bazuar në natyrë. Fituesit e këtij viti do të kenë zgjidhje inovative, të bazuara në natyrë, për të zbutur dhe / ose përshtatur me ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm në nivel lokal.

Ju lutemi shikojeni njoftimin zyrtar në gjuhën angleze. Ai përmban të gjitha informacionet relevante për paraqitjen e një kërkese, kriteret e përzgjedhjes dhe si të përzgjedheni. Për më shumë informacion, vizitoni www.equatorinitiative.org

Ju lutem vini re se periudha e nominimit për këtë cikël të çmimit të Ekuatorit është më e shkurtër se në ciklet e mëparshme – afati i fundit për nominim është 26 shkurt 2019.

Ekipi i Iniciativës së Ekuatorit është gjithashtu në dispozicion për t’ju mbështetur ju dhe partnerët tuaj, duke përfshirë mbështetjen teknike me sistemin online, sqarimin e informacionit të nevojshëm etj. Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutemi shkruani direkt Paul Michael (paul.michael@undp.org – për pyetje në anglisht ose në të gjitha gjuhët tjera).