FORMUMI I INVESTIMEVE PËR EFIKASITETIN ENERGJETIK: ËSHTË I NEVOJSHËM INVESTIMI NË SHTËPITËE KURSIMIT

(25.03.2015) Sot, nën organizim të Habitat Maqedonisë, ndërsa me mbështetje të USAID-it u mbajt forumi i investimeve për efikasitetin energjetik në sektorin e strehimit “Potenciali lokal për investimin e ndërtesave kolektive të banimit”.

zamenik1

Hapjen e këtij forumi, me fjalimet e tyre, e shënuan Zoran Kostov, drejtor ekzekutiv i Habitat Maqedonisë, Xhejms Stajn, drejtor i misionit të USAID Maqedonisë, Stevo Temellkovski, zëvendës Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lupço Prenxhov, zëvendës Ministri i Pushtetit Vendor dhe Branko Azeski, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë.

Në këtë forum përfaqësuesit e EBRD, ATC Kostalting, UNDP, përfaqësuesit e komunës së Karposhit, si dhe mysafirët tjerë të shquar, ndër të tjera folën për mundësitë e financimit të efikasitetit energjetik në sektorin e strehimit dhe përvojat e rajonit, për motivimet e kursimit të energjisë në amvisëritë, pastaj për partneritetet e efikasitetit energjetik në nivel lokal, por edhe për investimin, potencialet dhe sfidat e efikasitetit energjetik në këtë sektor.

Shtëpitë energjetike efikase kanë nevojë për kohë moderne, jo vetëm se e ruajnë buxhetin familjar, por edhe për shkak të asaj se e kursejnë energjinë dhe nuk ndikojnë ndaj mjedisit jetësor, porositën pjesëmarrësit e Forumit të investimeve. Vendbanimi cilësor, i bërë sipas standardeve të efikasitetit energjetik, kursen 40 për qind të energjisë, në krahasim me objektin e vjetër me të njëjtën madhësi.

„Vetëm 4 % prej 450.000 amvisërive në vendin tonë janë objekte energjetike efikase. Mbi 40 % prej energjisë botërore përdoren për ngrohje dhe ftohje të objekteve të banimit. Për fat të keq, edhe në nivel global, pjesa më e madhe e energjisë fitohet nga lëndët djegëse fosile, që kryejnë presion më të madh ndaj mjedisit jetësor. Është i nevojshëm reduktimi urgjent i përdorimit të tyre dhe zëvendësimit me burimet e ripërtërishme, ndërsa në të njëjtën kohë edhe investimeve në objektet të cilat do të harxhojnë më pak energji“, theksoi zëvendës ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Stevo Temellkovski.

Më tej, Temellkovski theksoi se sipas Strategjisë kombëtare për efikasitetin energjetik deri në vitin 2020 në R.e Maqedonisë, janë parashikuar investime me vlerë prej 520 milionë euro, prej të cilave 257 milionë duhet të investohen në sektorin privat, kryesisht përmes vënies së efikasitetit energjetik nëpër shtëpi. Në këtë bien 95 mil. euro për masat e efikasitetit energjetik të objekteve publike, 257 mil. euro për objektet private dhe 120 mil. euro për sektorin komercial dhe atë të shërbimit, që tregon fakti se me realizimin e kësaj Strategjie është e nevojshme përfshirja jo vetëm e pushtetit qendror dhe atij lokal, por edhe e donatorëve të tjerë dhe institucioneve ndërkombëtare dhe financiare.

Sfida është e madhe, duke pasur parasysh atë se për arritjen e qëllimeve të përcaktuara, duhet që të hapen rreth 10.000 vende pune, mbi të gjitha, për punëtor të kualifikuar ndërtimit.

Duke e vlerësuar çështjen e sigurisë dhe stabilitetit energjetik në shekullin e 21- njësi çështje kruciale e sistemit të plotë botëror, ekonomik dhe shoqëror, Temellkovski sqaroi se efikasiteti energjetik është shumë e masave të planifikuara dhe zbatuara në drejtim të shfrytëzimit minimal të mundshëm të sasisë së energjisë, kështu që niveli komfortë të mbetet i ruajtur, përkatësisht shfrytëzimi efikas dhe rruajtja e energjisë, për dallim nga kursimi, asnjëherë nuk i prish kushtet për punë dhe ato për jetesë.

Investimi në shtëpitë për kursim, përmes projektit të USAID-it, tani më tri vite realizohet në Maqedoni. Kryesisht është dedikuar për avancimin e kushteve të jetesës në ndërtesat e banimit në të cilat jetojnë familjet me të ardhura të ulëta.

„Ky projekt ju ndihmon familjeve të cilat jetojnë në ndërtesa kolektive të banimit që ta zvogëlojnë konsumin e energjisë dhe me këtë ta zvogëlojnë vlerën e sasisë së llogarive. Janë rinovuar 32 ndërtesa kolektive të banimit në 7 komuna, duke mbështetur më shumë se 600 amvisëri“, theksoi Zoran Kostov, drejtor ekzekutiv i „Habitat Maqedonisë“.