Izairi: Secili prej nesh duhet të sillet me përgjegjësi ndaj mjedisit jetësor dhe mbeturinave që vet i prodhon

DSC_0023(03.10.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, sot u përfshinë në aktivitetet në kuadër të aksionit “Maqedonia pa mbeturina 2015”, të cilat u zbatuan në komunën e Gostivarit, në lokacionin “Kazermat e vjetra” rrugës për në fshatin Rusino.

Duke porositur se për pastrim të përhershëm të deponive të paligjshme nuk janë të mjaftueshme vetëm aktivitetet e pushtetit qendror dhe lokal, por nevojitet edhe një vetëdije e zhvilluar lartë se secili prej nesh duhet të sillet me përgjegjësi ndaj mjedisit jetësor dhe mbeturinave, të cilat vet i prodhon, ministri Izairi theksoi:

- Аksioni ka për qëllim ta zhvillojë vetëdijen te qytetarët për menaxhim në mënyrë të rregullt me mbeturinat dhe të zhvillojë mekanizma për mbështetje të qytetarëve, komunave dhe grupeve tjera të interesuara në mënyrë që të përballen më mirë me hedhjen e paligjshme dhe të paorganizuar të mbeturinave në vendbanimet e tyre.

Ministri Izairi dhe kryetari i komunës Bejta vizituan deponinë Rusino, me ç’rast ministri theksoi se MMJPH po shqyrton disa modele të ndryshme për menaxhim te integruar rajonal me mbeturinat, me të cilat janë përfshirë edhe rajoni i Pollogut dhe kjo deponi. Një nga modelet e shqyrtuara është edhe shfrytëzimi i mjeteve nga fondet evropiane IPA.

Me këtë fushatë, qytetarët e Republikës së Maqedonisë vitin e katërt me radhë përfshihen në aksionin global – Let’s do it! World, i cili zyrtarisht mbështetet nga Parlamenti Evropian dhe sivjet zhvillohet në 112 shtete të botës.

Pjesë e fushatës janë edhe komunat nga tërë territori i shtetit, një sërë institucionesh, organizata, shoqata qytetare dhe media, ndërsa lokacionet që po pastrohen janë shënuar në hartën në ueb faqen e aksionit globalLet’s do it World clean up!