Zëvendësministri Makraduli në një takim dypalësh me ministrin alternativ të Mjedisit të Republikës së Greqisë Famelos

Makraduli_1(07.06.2019) Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, sot merr pjesë në Konferencën ministrore “Mundësitë e tregut për ekonomi qarkulluese”(“Market Opportunities for circular economy”), e cila, si Konferencë e parë mbi ekonominë qarkulluese, po mbahet në Selanik të Greqisë.

Dje, në margjinat e konferencës, zëvendësministri Makraduli mbajti një takim dypalësh me ministrin alternativ të Mjedisit dhe Energjetikës të Republikës së Greqisë Sokratis Famelos.

Në takim, të dy palët diskutuan zbatimin e Planit aksional për intensifikimin dhe thellimin e bashkëpunimit midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Greqisë, siç parashihet në Marrëveshjen e Prespës dhe përcaktimin e pikave të përbashkëta të bashkëpunimit si dhe shqyrtimin e mundësisë së nënshkrimit të një memorandumi me të cilin do të avancohet bashkëpunimi në shumë aspekte nga sfera e mjedisit jetësor.Makraduli_2

Theksi u vu mbi temat në pjesën e avancimit të zhvillimit të qëndrueshëm, menaxhimin e burimeve natyrore, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore që do të inkurajojë kontaktet dhe shkëmbimin e njohurive teknologjike, përvojës dhe praktikavetë suksesshme në mes të industrive dhe autoriteteve, shfrytëzimin e mundësive që i ofron kalimi në ekonominë qarkullueseme karbonit të ulët, marrjen e masave për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e habitateve natyrore në sipërfaqet ujore ndërkufitare dhe mjediset e tyre si dhe përcaktimin e formave të bashkëpunimit në gjetjen e rrugëve për të reduktuar rreziqet dhe për të eliminuar të gjitha format e ndotjes.