Përfundon ndërtimi i rrjetit sekondar të kanalizimit të ujërave të zeza në Hasanbeg

(27.10.2015) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, sot vizitoi vendin ku po zhvillohen punët ndërtimore të rrjetit sekondar të kanalizimit të ujërave të zeza në rrugët 37 dhe 22 në lagjen Hasanbeg.

Projekti është financuar përmes Programit për investim në mjedisin jetësor të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për vitin 2015. Në përputhje me marrëveshjen, gjatësia e rrjetit sekondar të kanalizimit është rreth 500 m, ndërsa punët ndërtimore janë në përfundim e sipër. Për realizimin e kësaj pjese të projektit Ministria financoi 2 milionë denarë.