Mjedisi jetësor: Thellohet bashkëpunimi dypalësh me Francën

1Si rezultat i thellimit të bashkëpunimit dypalësh ndërmjet Ministrisë së ekologjisë, zhvillimit të qëndrueshëm dhe energjetikës të Republikës së Francës dhe Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të Republikës së Maqedonisë, sot u organizua një seminar për menaxhim me ujërat. Krahas seminarit, u mbajtën edhe sesione punuese me temë: Cilësia e ajrit dhe klimës dhe mbrojtja e natyrës.

Në fjalën hyrëse, ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor Nurhan Izairi, shprehu bindjen se ky Seminar do të paraqes fillimin e një bashkëpunimi të frytshëm dhe të suksesshëm ndërmjet dy shteteve. Me këtë rast, ai prêt që angazhimi i ekspertëve, të cilët do të shkëmbejnë përvoja me ekipin e ekspertëve nacional të kontribuojë për arritjen e rezultateve projektuese më të mira dhe krijimin e bazës solide për komunikim të ardhshëm dhe shkëmbim të përvojave dhe njohurive. Sipas ministrit Izairi, me këtë, lehtësohet procesi i shkëmbimit të njohurive për aktivitetet aktuale që zbatohen në institucione, si dhe ato që planifikohen në të ardhmen , ndërsa kanë për qëllim implementimin e suksesshëm të legjislacionit europian dhe përparimin e Maqedonisë në proceset eurointegruese, në Kapitullin 27 që ka të bëjë me mjedisin jetësor.

Kënaqësi nga bashkëpunimi shprehën edhe ambasadorja e Francës Lorens Oer dhe zëvendëskryeministri për çështje europiane Fatmir Besimi, të cilët në fjalët hyrëse theksuan se ky kapitull përfshinë një nga sferat më komplekse dhe më vëllimore dhe se të ndihmuarit dhe pranimi i ndihmës në këtë Sektor është me rëndësi të madhe për përparimin e shtetit.

Ngjarja është organizuar si ndihmë teknike nga Republika e Francës për Republikën e Maqedonisë.