Mjedisi jetësor kërkon koordinim dhe ndërtim të kapaciteteve lokale dhe kombëtare

obukaMe qëllim të zgjidhjes së dilemave rreth autorizimeve dhe rregullave të reja të komunave, në përputhje me Ligjin e Ri për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe procedurat kundërvajtëse sipas tij, dje u mbajtë trajnimi online me temën: “Inovacionet që dalin nga ligjet e reja për menaxhimin e mbeturinave”.

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska,kishte fjalim përshëndetës, ku morën pjesë përfaqësues të komunave, inspektorë të autorizuar komunal të mjedisit, inspektorë komunalë, inspektorë shtetërorë të mjedisit jetësor dhe palë të tjera të interesuara.

Gjatë kësaj u prezantua Ligji i ri për Menaxhimin e Mbeturinave, si dhe kompetenca për zhvillimin e procedurave kundërvajtëse dhe vlera e gjobës së paraparë në përputhje me ligjet nga fusha e menaxhimit të mbeturinave.

Trajnimi ishte organizuar në kuadër të aktiviteteve të Sektorit për Bashkëpunim me Vetëqeverisjen Lokale dhe Mbikëqyrjen Administrative, Departamentin për Bashkëpunim me Vetëqeverisjen Lokale pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, me të cilin zbatohet procesi i mbështetjes së vetëqeverisjes lokale.