„ Liqeni i mollëve “përsëri fitoi edhe një tjetër çmim

festival_nagradaHistoria e filmit të nxehtë “Liqeni i mollëve” u cilësua si filmi më i mirë në kategorinë “Ekologjia” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Green Montenegro International Film Fest (GMIFF), i cili u zhvillua nga 14 deri më 16 dhjetor në Mal të Zi.

Filmi paraqet një tregim për sukseset e projektit pesëmbëdhjetëvjeçar për ruajtjen e Liqenit të Prespës, i cili po zbatohet në partneritet me Ministrinë e Mjenagradadisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, UNDP-në, Komunën e Resnjës dhe Agjencinë Zvicerane për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Në këtë projekt filmik, të drejtuar nga Ljubo Stefanov dhe Tamara Kotevska, është kapur transformimi i qëndrimit ndaj mjedisit jetësor me çka rikthehen funksionet vitale të ekosistemit të Liqenit të Prespës- një nga ekosistemet më të vjetra të ujërave të ëmbla në Tokë ku jetojnë më shumë se 2000 specie bimore dhe shtazore të cilat shumë janë endemike.

Filmi “Liqeni i mollëve” është paraqitur në shumë festivale ndërkombëtare, ku ka fituar çmime të shumta.

Gjithashtu, në kuadër të festivalit në Malin e Zi, këshilltari special për Mjedisin Jetësor dhe Planifikimin Hapësinor në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Dragan Jovanov, mori mirënjohje për kontributin e tij në arsimin në fushën e mjedisit jetësor.

Festivali i këtij viti paraqiti filma mbi tema që lidhen me mbrojtjen e mjedisit jetësor nga mbi 40 vende anembanë botës. Qëllimi i festivalit është që përmes impulsit artistik të zhvillohet vetëdija dhe të avancohet njohuria për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit jetësor.