Sekretarja shtetërore në MMJPH mori pjesë në punëtorinë për ndjekjen penale të veprave penale kundër mjedisit jetësor

sostanok_drzavensekretar_kaja_shukova_26.01.2022Sekretarja shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, mori pjesë sot në punëtorinë me temë “Ndjekja penale e veprave penale kundër mjedisit jetësor: ndotjes së ajrit”.

Në këtë ngjarje, Shukova prezantoi aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë fushën e mbrojtjes së ajrit të ambientit, si dhe aktivitetet dhe përgjegjësitë e ISHMJ-së gjatë kontrollit të zbatimit të dispozitave ligjore nga subjekte të ndryshme.

Në fjalën e saj, sekretarjashtetërore iu referua edhe politikës penale të RMV-së në mjedisin jetësor, duke e cilësuar atë si tepër të butë, duke marrë parasysh masën e dëmit që ndodh në natyrë. Sipas saj, një mbrojtje më e madhe do të arrihej nëse merret parasysh përgjegjësia penale mjedisore e korporatave, sepse korporatat janë dëshmuar se janë një nga ndotësit më të mëdhenj në Republikë dhe dënimet administrative dhe penale duhet të jenë pjesë e zbatimit të njëjtë të proceseve të krimit mjedisor, në mënyrë që sanksionet penale të mund të shqiptohen për shkelje të rënda dhe të ketë më pak varësi nga sanksionet standarde administrative.

Punëtoria organizohet nga Ambasada SHBA-së.