Dita pa automobile u shënua në disa qytete të vendit

Денот без автомобили одбележан во повеќе градови во државатаMe defile biçikletash në disa qytete të vendit, ku morën pjesë qytetarë, studentë, rekreativistë, entuziastë dhe dashamirës të çiklizmit dhe ecjes në këmbë, sot në vendin tonë u shënua 22 Shtatori – Dita ndërkombëtare pa automobila dhe përfundimi i Javës evropiane të mobilitetit (JEM). Këtë vit, fushata u realizua nën moton “Të sigurt dhe të shëndetshëm me mobilitet të qëndrueshëm” dhe synon të promovojë mënyra alternative, të qëndrueshme dhe të zakonshme të transportit si mënyrë për të zvogëluar përdorimin e automobilave dhe zvogëluar emetimet e gazrave të dëmshme në ajër, me atë që do të realizohej vizioni i strategjisë evropiane për dekarbonizim.

Disa qytetarë iu bashkuan paradave të biçikletave në rrugët dhe bulevardet e qyteteve në Veles, Prilep, Shkup, Strumicë, Manastir dhe Berovë, të cilët me praninë e tyre treguan se përdorimi i biçikletave dhe ecja po bëhen gjithnjë e më të pranuara si mënyra më të shëndetshme dhe më ekonomike për  lëvizje në zonat urbane .

Java evropiane e mobilitetit u mbajt nga 16-22 Shtator, nën patronazhin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si koordinatore kombëtare, dhe këtë vit, përkundër vështirësive dhe kufizimeve serioze të vendosura nga situata me KOVID-19, në shënimin e kësaj dite zyrtarisht u  përfshinë 7 qytete nga gjithë vendi, përkatësisht Velesi, Shkupi, Berova, Prilepi, Manastiri, Koçani dhe Strumica, natyrisht në përputhje me situatën epidemiologjike në nivel lokal dhe duke respektuar protokollet shëndetësore në fuqi.

Si informacion, këtë vit në Javën evropiane të mobilitetit me aktivitetet e tyre morën pjesë 3042 qytete nga 53 vende të Evropës dhe botës.