Konferenca e dytë shkencore për ndotjen e ajrit

37991397876_8f1514d795_zBeteja kundër ndotjes së ajrit duhet të jetë gjithëpërfshirëse, aksion i përditshëm, që do të zhvillohet përmes bashkëpunimit të ngushtë të institucioneve qeveritare me sektorin e biznesit, shkencën dhe individët-deklaroi  zëvendësministri  i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli në Konferencën e dytë shkencore për ndotjen e ajrit, e cila u mbajt më 30 tetor në Tetovë.

Qëllimi i ngjarjes ishte të prezentohen të dhënat më të reja për gjendjen me ndotjen e ajrit në mjediset urbane në Maqedoni si dhe përcaktimet dhe mundësitë për përballje me këtë problem.

Sipas Makradulit, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i mbështet të gjitha aktivitetet kundër ndotjes së ajrit dhe në masat dhe rekomandimet i përfshinë edhe propozimet nga sektori joqeveritar. Për të ndihmuar në këtë drejtim, janë përforcuar edhe aktivitetet në terren të Inspektoratit shtetëror të mjedisit jetësor

Me formimin e një grupi qeveritar ndërdikasterial në të cilin marrin pjesë përfaqësues të të gjitha ministrive, por edhe institucione tjera si dhe organizata joqeveritare, Qeveria ngre nivelin e luftimit kundër ndotjes së ajrit,  duke kërkuar që ajo të bazohet në fakte shkencore në vend të miteve urbane, kurse parandalimi të bëhet politikë dominuese.

Ngjarja organizohet nga shoqatat “Eko ndërgjegje” dhe “Për një qytet të gjelber”, të cilat nxjerrin në pah se gjithnjë e më me rëndësi është informimi i saktë dhe në kohë për faktet shkencore rreth ndotjes së ajrit dhe për zgjidhjet e mundshme.