Beograd: Konferencë për të kuptuar rreziqet në Ballkan

drzaven_Belgrad2(18.09.2018) Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Ana Petrovska, nga 17-19 shtatori, merr pjesë në konferencën “Të kuptuarit e rreziqeve të Ballkanit”. Konferenca organizohet nga Banka Botërore dhe Qeveria e Republikës së Serbisë, me një kontribut financiar nga Bashkimi Evropian dhe Fondi Global për Zvogëlimin e Rrezikut të Fatkeqësive.

Në konferencë marrin pjesë mbi 300 pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit dhe BE. Nga Maqedonia marrin pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe përfaqësues nga sektori privat.

Temat e Konferencës kanë për qëllim informimin mbi teknologjitë më të fundit për zbulimin e hershëm të rrezikut të fatkeqësisë dhe vlerësimin dhe menaxhimin pas shfaqjes së tyre; bashkëpunimi rajonal; përfshirjen e komuniteteve lokale në parandalimin dhe rikuperimin e fatkeqësive; instrumentet ekonomike dhe produktet për sigurim kundër dëmeve; inkorporimi i aspekteve të ndryshimeve klimatike në planifikimin, zbatimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore etj.Është veçanërisht e rëndësishme për të shkëmbyer informacion mbi gatishmërinë e Shteteve për parandalimin dhe menaxhimin e fatkeqësive, si dhe aktivitetet e mundshme të përbashkëta.