Ministri Ameti mbolli fidanë në dy shkolla në Kërçovë

slider-den-na-drvo(30.11.2016) Ministri i Ekologjisë Bashkim Ameti për ditën e sotme të drurit ka mbjell fidane në Komunën e Kërçovës ku i pranishëm ka qenë edhe kryetari i komunës Fatmir Dehari.

“Sot është një ditë e veçantë për qytetarët e vendit, kur po mbjellim mbi 2,5 milion fidane me qëllim që të investojmë për ardhmerinë tonë të shëndoshë , ngrisim vetëdijen e qytetarëve dhe ndikojnë në përmirësimin e kualitetit të ajrit dhe zbukurimit të vendit tonë.

Me këtë rast pres që ekipet profesionale të N.P ‘Pyjet e Maqedonisë’ dhe Ndërmarjet Publike të komunave të vendit të kujdesen që fidanet të mbjellen në mënyrën adekuate dhe në vende të përshtatshme që të mbijnë në numër sa më të madh. Njëkohësisht bej apel deri tek qytetarët që sa më masovikisht të përkrahin këtë aksion”, ka thënë Ameti.