Аdaptimi dhe ndjeshmëria në qendër të vëmendjes në Konferencën e dytë ndërkombëtare për ndryshimet klimatike

DSC_0468(08.06.2015) –Konsideroj se kjo konferencë organizohet në kohë të duhur, në kushte kur akoma po përballemi me pasojat ekologjike, sociale dhe ekonomike të shkaktuara nga moti i keq ekstrem që përfshiu para pak kohësh jo vetëm Maqedoninë, por edhe rajonin në përgjithësi dhe kur Republika e Maqedonisë, si pjesë e bashkësisë ndërkombëtare po bën përpjekje për një Marrëveshje klimatike të suksesshme në Paris në fund të këtij viti – theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izari, në hapjen e Konferencës së dytë ndërkombëtare për ndryshimet klimatike, e cila mbahet prej 8 – 10 qershor në hotelin Ineks Gorica në Ohër.

Konferencë e organizon Milieukontakt në Maqedoni, në kuadër të projektit të USAID-it për strategji komunale të ndryshimeve klimatike.

Ky projekt mundëson krijimin e strategjive lokale për ndryshimet klimatike në 10 komuna të vendit, me çka agjenda nacionale zbatohet përmes aksioneve lokale.

Konferenca hapi mundësi për shkëmbimin e përvojave dhe njohurive me ekspertë, praktikantë dhe aktivistë ndërkombëtarë nga sfera e përshtatjes dhe ndjeshmërisë ndaj ndryshimeve klimatike, me ekspertë të zhvillimit të qëndrueshëm dhe organizatat qytetare nga vendi dhe nga rajoni. Bashkëpunimi i këtillë është me rëndësi të veçantë për përparimin dhe koordinimin e aktiviteteve në këtë sferë.

Në konferencë morën pjesë dhe mbajtën fjalime edhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe kryetari i komunës së Ohrit Nikolla Bakraçevski.