U vendosën 17 pastrues të ajërit në kopshtet e fëmijëve në komunën e Qendrës

zamenik-o.Centar1(08.02.2019) Sot, zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli dhe kryetari i komunës së Qendrës, Sasha Bogdanoviq, e vizituan kopshtin e fëmijëve Koço Racin, ku u instaluan 17 pastrues të ajërit me cilësi të lartë. Këto janë një donacion nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si pjesë e aktiviteteve të Planit për ajër të pastër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të cilat po zbatohen në kuadër të luftës kundër ndotjes së ajrit në vendin tonë.

Duke theksuar se vizita e sotme është pjesë e aktiviteteve për të siguruar përshëndetje dhe strehim më cilësor për të rinjtë në kopshte, zëvendësministri Makraduli potencoi:

- Ne mbetemi të përkushtuar për t’u marrë me ndotësit dhe në atë luftë të gjatë, nuk guxojmë t’i neglizhojmë efektet dhe zgjidhjet pozitive të ofruara nga pastruesit e ajrit. Prandaj, për ne, prioritet u jepet kopshteve dhe shkollave, në mënyrë që të rinjtë, në hapësirën ku ata kalojnë shumicën e ditës, të kenë ajër më cilësor dhe t’i kryejnë të gjitha aktivitetet lirshëm.

Ai shtoi se po punohet intensivisht për arritjen e qëllimit të vendosur në luftën kundër ndotjes së ajrit, dhe kjo është kudo në institucionet publike, ku ngrohja është ende me naftë ose mazut, të zëvendësohet me metoda ekologjike të ngrohjes.

- Në luftën për ajër më të pastër, Komuna jonë, Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe Qeveria ndërmarrin hapa serioze që të sigurohen pastrues të ajrit për objektet ku rinia e kalojnë shumicën e ditës. Në seancën e 24-të të Këshillit të komunës, pranuam donacion me vendim të Qeverisë së RM-së.

Si donacion i MMJPH gjithësejtë janë dhuruar 17 pastrues të ajrit dhe të njëjat janë të shpërndara në tri objekteedhe atë në JUDG OC “Koço Racin” – 9 pastrues, JUDG OC “Rade Jovçevski Korçagin” 5 pastrues dhe JUDG OC “13 Nëntori”, – 3 pastrues. Në plan është që ky trend të vazhdojë në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Qeverinë– tha me këtë rast kryetari Bogdanoviq.