MBROHU NGA ZJARRET E PYJEVE

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor dhe Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e mbështesin fushatën për reduktimin e kërcënimeve nga zjarret në periudhën e temperaturave të larta,  që do të mbahen në të gjithë territorin e Republikës, të organizuar nga Drejtoria për Mbrojtjen dhe Shpëtimin (DMSH)dhe me mbështetjen e EVN-së.

Poster_alb_zastita od pozari

Qëllimi i kësaj fushate është që të veprohet në mënyrë preventive dhe edukative duke rritur ndërgjegjësimin e popullsisë për të gjitha rreziqet e mundshme që zjarret mbajnë si një katastrofë, sepse po hyjmë në një periudhë kritike të vitit për përhapjen e zjarreve në hapësirë të hapur. Fushata do të realizohet nëpërmjet edukimit të popullsisë për zvogëlimin e kërcënimeve nga zjarri me ndihmën e një manuali arsimor dhe posterave me hapa mbrojtës në rast të zjarreve në pyje.

Të gjithë qytetarët  e ndërgjegjshëm mund të lajmërojnë ngjarje të padëshiruara tek personat përgjegjë:

  • të MMJPH, Vaska Stojanovska në tel. 075 383 046 dhe
  • nga MBPEU, Nazif Seferi në tel. 070 409 968.

Le t’i përcjellim  udhëzimet e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim për sjellje të ndërgjegjshme në natyrë dhe për të mbrojtur pasurinë tonë të gjelbër.