INFORMATË PËR MEDIA 31.10.2018

Ju informojmë se nesër, më 01.11.2018(e enjte), Sekretari Shtetëror në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor Ana Petrovska, do të marrë fjalën në hapjen e konferencës shkencore me temë “Ndotja e qyteteve në Republikën e Maqedonisë: cilat janë zgjidhjet?”. Konferenca organizohet nga Akademia Maqedonase e Shkencave dhe Arteve dhe Qendra Kërkimore për Mjedisin dhe Materialet.

Konferenca do të mbahet në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM), duke filluar nga ora 09.00.

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të merrni pjesë në këtë ngjarje.