INFORMATË PËR MEDIA 18.05.2018

Ju njoftojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Sadulla Duraki më 21.05.2018. (e hënë) dhe kryetarët e 7 komunave do të nënshkruajnë kontrata për ndarjen e burimeve financiare vetëqeverisjeve lokale për përgatitjen e dokumentacionit teknik dhe ndërtimin e sistemeve të kanalizimit dhe sistemeve për kullimin dhe pastrimin e ujërave të zeza.

Fondet ndahen në përputhje me Programin për Investime në mjedisin jetësor për vitin 2018.

Marrëveshjet do të nënshkruhen me komunën e Tetovës, Likovës, Vrapçishtës, Qytetin e Shkupit, Shuto Orizare, Manastir dhe Berovë.

Nënshkrimi do të bëhet në orën 13.00, në Sallën e mbledhjeve në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor (bul. Goce Delcev nr. 8, ndërtesa e RTVM, kati i 10-të).

Ju ftojmë me ekipet tuaja që të marrni pjesë në këtë ngjarje.