Pres: Kushtet e motit janë të volitshme për ajrin, mirëpo gatishmëria e masave urgjente duhet të jetë në nivelin më të lartë

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikim Hapësinor rregullisht dhe në bazë ditore  përcjell gjendjet, të cilat ndikojnë në cilësinë e ajrit dhe në shëndetin e qytetyteraëve.

Edhe pse sipas informacionit të Drejtorisë për Çështje Hidrometeorologjike për këto ditë, parashikimi i motit do të jetë i  volitshëm, institucioneve iu apelojmë të jenë të përgatitur në rast të tejkalimit të pragut të vlerave të lejuara të PM grimcave në ajër.

Njësitë e vetëqeverisje lokale të jenë të gatshme për uljen e çmimit të biletës të transportit publik ose të sigurojnë bileta falas, që do të ishte stimul për qytetarët të shfrytëzojnë transportin publik.

Të intensifikohet pastrim ditor i hapësirave rrugore dhe atyre për këmbësorë dhe të rriten kontrollet inspektuese në vendet e ndërtimit, të menaxhuesit me vajrat e mbeturinave dhe serviset që punojnë me ndërrimin e vajrave.

Ministria, kujton kompanitë ndërtimore se janë të obliguara të shfrytëzojnë ujë për uljen e pluhurit gjatë aktiviteteve ndërtimore (spërkatjes, larjen e gomave para daljes nga vendi i ndërtimit etj.), dhe  kanë obligim makineritë ndërtimore (  ekskavatorët, fadromët dhe priunët, deri në orën 7:30 të mëngjesit ta qojnë ë vendin e ndërtimit.

Njëkohësisht qytetarëve iu rekomandojmë që pa nevojë mos shfrytëzojnë automobilat e tyre, por të përdorin transport publik. Për ngrohje të shtëpive, mos përdorin mbeturina, vajra të djegur të makinerive, mbeturina druri me llak, stiropor, ambalazhim PET, guma dhe çfarëdolloj materiali sintetik. Të përdoret dru i pastër dhe i thatë pa primesa toke dhe mbeturina, kurse koftorët me dru të shfrytëzohen dhe të mirëmbahen vetëm me udhëzimet e prodhuesit por edhe oxhaqet të pastrohen rregullisht.

Në rast të tejkalimit të pragut, të kufizohen lëvizjet dhe aktivitetet në hapësirë të hapur të popullatës më të rrezikuar ( fëmijët, personat në moshë, personat me sëmundje kronike dhe me sëmundje të mushkërive dhe sistemin e enëve të gjakut të zemrës, me rrezik të sëmurëve me astmë, infarkt të përjetuar të miokardit ose goditjes në tru), por edhe për personat që angazhimin e tyre profesional e realizojnë në hapësira të hapura në zonat e ndotura të qytetit.

Njëkohësisht, Inspektoratit Shtetëror i Mjedisit konform kompetencave të tij të intensifikojë kontrollet e inspektimit për respektimin e dispozitave ligjore, dhe nëse konstaton parregullsi gjatë punës nga kompetencat e tyre të merren masat e duhura.

Në kuadër të përcjelljes së gjendjes dhe ndërmarrjes të masave urgjente kundër ndotjes së ajrit, ditëve të ardhshme do të mbahen takime intensive me grupin ndërsektorial të  punës për mjedisin jetësor në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Grupi i intervenimit dhe  aksionit i përbërë nga përfaqësues të kabinetit të kryeministrit, Ministrisë dhe Qytetit të Shkupit.