INFORMATË PËR MEDIA 07.07.2017

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadullah Duraki, më 10.07.2017 (E hënë) do të marrë pjesë në vënien e gurë themelit për ndërtimin e stacionit për trajtimin e ujërave të zeza për qytetin e Koçanit.

Në këtë ngarje do të marrin pjesë kryetari i komunës së Koçanit Ratko Dimitrovski dhe ambasadori i Zvicrës në Republikën e Maqedonisë, E.T. Sibill Zuter Tehada.

Ndërtimi i stacionit për trajtimin e ujërave të zeza është në kuadër të projektit “Pastrimi i ujërave të zeza në Koçan”, për të cilin mjetet kryesore finaciare i siguroi Sekretariati për Çështje Ekonomike i Zvicrës (SECO), në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Komunën e Koçanit dhe Ndërmarrjen Publike Komunale “Ujësjellësi”.

Fillimi i ngajrjes është caktuar për në ora 12:00, në vendin ku do të ndërtohet stacioni për pastrim në f. Mojancë.

Ju ftojmë që me ekipet Tuaja të merrni pjesë në këtë ngjarje.