Raporti javor për cilësinë e ajrit të ambientit për periudhën 04.01 – 10.01.2021

NedelenZaFB11.01-albNë raportin e bashkangjitur, është dhënë një analizë e koncentrimeve mesatare ditore të PM10 nga Sistemi Automatik Shtetëror i Cilësisë së Ajrit të Ambientit.

Analiza tregon se vlera kufitare mesatare ditore për grimcat e suspenduara deri në 10 mikrometra në madhësi PM10 (50 mikrogramë për metër kub) është tejkaluar në pikat matëse Qendër, Gazi Babë, Karposh, Lisiçe, Gjorçe Petrov, Manastir 1, Manastir 2, Gjevgjeli, Kavadar , Kërçovë, Kumanovë, Tetovë dhe Veles 2.

Pragu i informacionit për PM10 (2 ditë rresht me koncentrime mesatare ditore mbi 100 mikrogramë për metër kub) nuk është tejkaluar në asnjë pikë matëse në vend.

Pragu i alarmit për PM10 (2 ditë rresht me koncentrime mesatare ditore mbi 163 mikrogramë për metër kub) nuk është tejkaluar në asnjë pikë matëse në vend.

Më shumë informata mund të gjeni në linkun në vijim: https://air.moepp.gov.mk/