Мinistri Izairi në vizitë pune me kryetarin e komunës së Kërçovës Dehari

(04.01.2016) Мinistri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi dhe kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari, sot, në ambientet e komunës së Kërçovës zhvilluan një takim pune, me ç’rast u shqyrtua shkalla e realizimit të projekteve rrjedhëse si dhe u morën vesh për dinamikën e realizimit të projekteve të ardhshme që realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe komunën e Kërçovës.

Në kuadër të vizitës, Izairi dhe Dehari vizituan fshatin Garanë ku inspektuan realizimin e projektit për rregullimin e shtratit të lumit që kalon në këtë fshat.