Filloi projekti rajonal “Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj menaxhimit të integruar të rrezikut tejkufitar nga përmbytjet në pellgun e lumit Drini i Zi”

6(25.02.2020) Sot në Shkup u mbajt një punëtori hyrëse për projektin rajonal “Ndërtimi i qëndrueshmërisë ndaj menaxhimit të integruar të rrezikut tejkufitar nga përmbytjetnë pellgun e lumit Drini i Zi”, qëllimi kryesor i së cilës është përfshirja e palëve të interesuara lokale nga të trishtetet, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Mali i Zi, me ndihmën financiare dhe koordinimin e organizatave ndërkombëtare, për të zvogëluar rrezikun dhe dëmet e përmbytjeve për popullatën lokale në rajonin në fjalë.

Projekti parashikon përmirësimin dhe azhurnimin e bazës së të dhënave për pellgun e lumit Drini i Zi si dhe vlerësimin e rrezikut nga përmbytjet dhe sanimin e dëmeve nga përmbytjet për popullsinë vendase. Përmes aktiviteteve të projektit gjithashtu do të përmirësohet vlerësimi idëmtimit të pasurive materiale dhe jo materiale në pellgun e lumit dhe do të lehtësohet financimi i qëndrueshëm i masave të parandalimit dhe mbrojtjes nga përmbytjet.

- Projekti është kompleks dhe në zbatimine tij janë përfshirë disa shtete dhe palë të ndryshme të interesuara: ministri, bashkësi lokale, institute për parandalimdhe mbrojtje nga përmbytjet si dhe popullsia lokale dhe vetëm me një bashkëpunim të mirë rajonal dhe mbështetje aktive do ti arrijmë qëllimet e dëshiruara të përcaktuara nga ky projekt– theksoi në fjalimin hyrësAna Petrovskasekretare shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Fjalë hyrëse mbajti edhe përfaqësuesja e përhershme e UNDP-së Sanja Bojaniq

Në kuadër të punëtorisë, udhëheqësja e Sektorit të mjedisit jetësor në UNDP Anita Koxhoman, prezentoi aktivitetet e projektit dhe rezultatet e pritura, ndërsakoordinatorja e Projektit Kombëtar GIZ Nikoleta Bogatinovska mbajti një prezentim për Projektin e menaxhimit të përmbytjeve të pellgut të Drinit të Zi. .

Projekti zgjatë 24 muaj (është planifikuar realizimi i tij të përfundojë në dhjetor 2024) dhe do të zbatohet nga UNDP në partneritet me Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) dhe Partneritetin Global Mesdhetar të Ujit (GWP – Med). . Projekti është financuar nga Fondi për adaptim, me një buxhet të përgjithshëm prej 10 milionë dollarësh.

[su_custom_gallery source=”media: 21713,21712,21711″ limit=”10″ link=”image” target=”blank” title=”never”