Është e nevojshme që të hartëzohen shtigjet malore

Zëvendësministrja e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Hristina Oxhaklieska, sot pati një takim pune me deputeten Maja Moraçanin, drejtorin e Agjencisë për mbështetjen dhe promovimin e turizmit Lupço Janevski dhe përfaqësuesit e Federatës së alpinizmit, prof. dr. Jovica Ugrinovski dhe Goran Tintovski.

Në takim u diskutua për hartëzimin e shtigjeve ekzistuese të alpinizmit, nevojën për të mbrojtur biodiversitetin dhe speciet e kafshëve dhe bimëve të rrezikuara dhe rëndësinë e secilit individ në mbrojtjen e mjedisit. Në takim u konkludua se duhet të formohet një grup pune nga të gjithë palët e interesuara, duke pasur parasysh se bashkëpunimi i koordinuar është i domosdoshëm për të mbrojtur pasurinë tonë të përbashkët – malet maqedonase.