Komunat e Berovës dhe Pehçevës inicojnë shpalljen e zonës së mbrojtur “Maleshevo”

Sot në ambientet e komunës së Berovës, u mbajt një takim i palëve të përfshira në lidhje me iniciativën e dy komunave të Berovës dhe Pehçevës, për shpalljen e zonës së mbrojtur “Maleshevo”,në zonën e Maleve të Malishevë dhe Vlahinë. Në prani të Sekretares Shtetërore në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Kaja Shukova, profesionistët nga MMJPH, kryetarët e komunave të Berovës dhe Pehçevës, si dhe përfaqësues të PZP Farmahem dhe Shoqërisë Ekologjike Maqedonase, diskutuan për kushtet në të cilat kjo zonë mund të deklarohet si një zonë të mbrojtur dhe për mënyrën e menaxhimit të saj, në përputhje me strategjitë ekzistuese dhe rregulloret ligjore.

Pikëpamja e përbashkët ishte se është e nevojshme të përfshihen në mënyrë aktive të gjithë palët e interesuara, në mënyrë që të gjendet zgjidhja më e pranueshme për popullatën lokale, dhe nga ana tjetër do të ketë një rëndësi të madhe për komunat e Berovës dhe Pehçevës, me të vetmin qëllim të ruajtjes dhe menaxhimit me sukses të thesareve natyrore të rajonit.