Nuredini viziton komunën e Haraçinës

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini gjatë vizitës në komunën e Haraçinës ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Komunës Ridvan Ibraimi ku është diskutuar për sfidat e kryetarit të ri në fushën e mjedisit jetësor, si dhe mundësitë për përkrahje nga MMJPH. Theks i veçantë iu kushtua zgjidhjes së problemit të kahershëm me kanalin e hapur, si dhe menaxhimit të mbeturinave, furnizimit me ujë, ujërave të zeza, por edhe çështjeve të tjera që lidhen me përmirësimin e cilësisë së jetës në këtë mjedis urban.