INFORMATË PËR MEDIA

Ju informojmë se ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, do të marrë pjesë në ngjarjen e cila mbahet me rastin e promovimit të projektit të ri “Zvogëlimi i rrezikut të vërshimeve në Rajonin e Pollogut”, e cila do të mbahet më 27 nëntor 2017 (e hënë), në hotelin Skadrus, Kodra e Diellit, duke filluar në orën 14:00

Projekti financohet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike i Zvicrës dhe do të zbatohet në katër vitet e ardhshme nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP) në partneritet me Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapsinor, komunat e rajonit dhe një numër institucionesh në nivel kombëtar dhe lokal.

Në të njëjtën ngjarje do të nënshkruhet edhe një Marrëveshje ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Konfederatës Zvicerane për dhënien e ndihmës teknike dhe financiare për realizimin e projektit “Përmirësimi i Shërbimeve të Menaxhimit të Mbeturinave në Rajonin e Pollogut”. Projekti është me vlerë prej 1 900 000 franga zvicerane dhe duhet të përfundojë deri në qershor të vitit 2020.

Në këtë ngjarje fjalime do të mbajnë edhe ambasadori zviceran Sibill Sutera Tehada, përfaqësuesjae përhershmee UNDP-së Louiza Vinton dhe kryetarjae Këshillit të Rajonit të Pollogut Teuta Arifi.

Për ekipet e interesuara gazetareske është organizuar transport deri në Kodrën e Diellit , me nisje nga Shkupi dhe nga Tetova.

 Autobusi niset nga Shkupi në orën 12.00  nga Drvodekor (Keji 13 Nëntori), dhe nga Tetova – në orën 13.00, nga Hotel Liraku (ish hoteli Maqedonia).

 Për ekipet gazetareske pas përfundimittë ngjarjes, do të sigurohet koktej, pas përfundimi të të cilitautobusi do t’i kthejë ata në pikën e nisjes në Tetovë dhe Shkup.

 Transporti duhet të sigurohet duke kontaktuar personin e kontaktit:

 Sashko Golov –  070 244 919

Е- адреса: sgolov@hotmail.com