KUMTESË PËR MEDIA 22.02.2017

Мinistria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) e informon opinionin se në seancën e fundit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, të mbajtur më 15.02.2017 janë shqyrtuar propozim-masat e Ministrisë për uljen e ndotjes së ajrit. Me këtë rast, Qeveria e RM-së ka miratuar këto konkluzione:

- E obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme, në afat sa më të shkurtër, të bëjë ndryshime dhe plotësime të Ligjit për siguri të komunikacionit të rrugëve, me qëllim që të mundësohet zbatimi i urdhërit për kufizim të komunikacionit, gjegjësisht aplikimi i masës çift-tek.

-I obligoi të gjitha organet e administratës shtetërore, u rekomandoi agjencive, fondeve, byrove, enteve, ndërmarrjeve publike dhe shoqërive aksionare në pronësi shtetërore, si dhe njësive të vetëqeverisjes lokale që ta kufizojnë (deri 50%) përdorimin e automjeteve zyrtare gjtë tejkalimit të pragut të alarmimit, masë të cilën MMJPH tanimë e zbaton;

-U rekomandoi këshillave të komunave dhe ndërmarrjeve për parkim publik, ta shqyrtojnë mundësinë për rritjen e çmimit të shërbimit të parkimit gjatë tejkalimit të pragut të alarmimit me çka do të stimulohej shfrytëzimi i transportit publik si dhe lloj tjetër i udhëtimit alternativ.

- I rekomandoi NP “Pyjet e Maqedonisë”që në afat prej një muaji të përgatisë dhe deri te Qeveria të dorëzojë analize për gjendjen e masës së drurit, e cila shfrytëzohet për ngrohje nga amvisëritë në Republikën e Maqedonisë, për sa i përket përqindjes së lagështisë dhe në afat prej dy muajsh të hartojë dhe deri te Qeveria të dorëzojë plan për arritjen graduale të standardit prej 20% lagështi të masës së drurit që shfrytëzohet për ngrohje nga amvisëritë në vend, dhe

- E obligoi Komitetin për shëndetësi dhe mjedis jetësor të organizojë dhe në afat prej 30 ditësh të mbajë seancë të posaçme me një pikë të rendit të ditës, propozimin e masave dhe aktiviteteve për uljen e ndotjes së ajrit në Republikën e Maqedonisë.