Takimi i ministrit Izairi me ambasadorin e Austrisë në Republikën e Maqedonisë dr. Tomas Mihael Baer

received_10152797406111340Sot,ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nurhan Izairi, në hapësirat e Ministrisë realizoi një takim pune me ambasadorin e Austrisë në R. e Maqedonisë dr. Tomas Mihael Baer.

Në këtë mbledhje u diskutua për gjendjet e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe u shqyrtuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve  të ardhshme të përbashkëta nga sfera e mjedisit jetësor të  qeverive të R. së Maqedonisë dhe R. së Austrisë. Për këtë qëllim është propozuar nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim në sferën e mjedisit jetësor dhe ndryshimeve klimatike midis dy shteteve. 

Shërbimi për Informim