Me aksionin për pastrimin nënujor të Liqenit të Matkës u shënua Dita Ndërkombëtare e Ujit

Sot, me aksionin për pastrimin nënujor të Liqenit të Matkës, ku mori pjesë edhe zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Jani Makraduli, në Shkup u shënua 22 Marsi – Dita Botërore e Ujit.

Me këtë rast, anëtarët e Klubit të speleo-palombarëve„Vrello“ dhe Klubi i palombarëve„Pena” me sukses nxorën një nga barkat e fundosura në liqen, ndërsa më pas   vazhduan të nxjerrin pjesë të mbeturinave nga fundi i liqenit.

Qëllimi i ngjarjes ishte rritja e ndërgjegjësimit për gjendjen shqetësuese të ujërave në vendin tonë dhe konkretisht në këtë rast, për sasinë e madhe e mbeturinave që hidhen në ujërat e liqenit të Matkës me rrezikun që në një kohë të shkurtër Kanioni do të kthehej në një deponi të ujit .

Me këtë rast zëvendësministri Makraduli deklaroi:

- Kanioni është një nga objektet që po përpiqemi t’i mbrojmë përmes projektit “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”, në kuadër të të cilit për Vodnon dhe për Matkën janë ndarë rreth 400,000 dollarë për përcaktimin e zonave të mbrojtura dhe statusin e Matkës dhe në veçanti për të përcaktuar për atë që nënkupton menaxhim aktiv dhe zhvillim të qëndrueshëm të një zone të mbrojtur. Përveç kësaj, në kuadër të shënimit të Ditës Botërore të Ujit bëri thirrje për të kultivuar qëndrim të drejtë ndaj ujit si një nga burimet më të çmuara në botë, gjatë gjithë vitit, jo vetëm në këtë ditë. 

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i Klubit të speleo-palombarëve„Vrello“ Kiro Angelleski:

“Qëllimi ynë është të shënojmë këtë ditë dhe të dërgojmë një mesazh se nuk mund të sillemi si deri tani, gjegjësisht të hedhim mbeturinat në ujërat që tashmë janë shumë të ndotura. Ky është i pari prej dhjetë aksioneve të planifikuara për pastrimin nënujor të të gjitha liqeneve në vendin tonë që do të kryejmë gjatë këtij viti. Aktivitetet tona janë të kufizuara në pastrimin nënujor, por i mirëpresim të gjithë individët dhe organizatat që dëshirojnë të bashkohen me ne.

Në kuadër të aksionit, anëtarët e shoqatave të qytetarëve “Nativa” – Matka dhe “4 SELEKT” mblodhën dhe selektuan mbeturinat përgjatë shtegut së kaikevedhe shtegut që shpie te manastiri Shën Nikolla Shishevski. Në zbatimin e aktiviteteve u përfshinë edhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunalenë Shkup, të cilët morën mbeturinat e grumbulluara.

Aktivitetet u mbështetën nga projekti “Përmirësimi i menaxhimit të zonave të mbrojtura”, financuar nga Bashkimi Evropian përmes IPA 2 – Programi sektorial operativ për mjedisin jetësor dhe aksioninklimatik 2014-2020 të cilin e zbaton MMJPH në bashkëpunim me UNDP-në. Projekti synon të përmirësojë mbrojtjen e natyrës dhe promovimine përdorimit të qëndrueshëm të burimeve natyrore si dhe rritjen e kapaciteteve të vetëqeverisjeve lokale dhe organizatave të shoqërisë civile për menaxhimin dhe promovimin e zonave të mbrojtura në mënyrë profesionale dhe të qëndrueshme.