Sesioni i Panelit: Sfidat ligjore para Ndërmarrjeve Publike Komunale për Furnizimin me Ujë, Grumbullimin dhe Trajtimin e Ujërave të Zeza

1Sekretari  Shtetëror pranë Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Ana Petrovska mori pjesë në një sesion – panel të organizuar nga Shoqata e Shërbimeve Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ADKOM, me rastin e mbajtjes së Asamblesë së 15-të Vjetore të kësaj shoqate. Në ngjarjen që zhvillohet sot dhe nesër në Ohër, po marrin pjesë përfaqësuesit e ndërmarrjeve komunale  në vend, përfaqësues nga BNJVL, ministritë përkatëse, Komisioni Rregullator i Energjisë dhe bashkësia e donatorëve. Tema e sesionit të panelit: ,, Sfidat ligjore para  Ndërmarrjeve Publike Komunale për Furnizimin me Ujë, Grumbullimin dhe Trajtimin e Ujërave të Zeza”, është në përputhje me problemet aktuale dhe sfidat që kanë ndërmarrjet publike komunale  në realizimin  e angazhimeve të Qeverisë për reformat në sektorin e shërbimeve komunale. Këto reforma duhet të mundësojnë cilësi më të mirë të shërbimit dhe rritjen e efikasitetit të NPK. Nëpërmjet diskutimit të përfaqësuesve të palëve  të ndryshme të tanguara,Sesion – Paneli hapi një dialog konstruktiv mbi mënyrat e vërteta për të kapërcyer sfidat dhe të sigurojnë shërbime më  cilësore në këtë fushë.

Në fjalimin e saj, Ana Petrovska theksoi nevojën për një bashkëpunim më intensiv në lidhje me zbatimin e detyrimeve të ndërmarrjeve komunale që rrjedhin nga Ligji për Ujërat. Ajo u bëri thirrje ndërmarrjeve komunale  që ende nuk i kanë plotësuar këto detyrime, të krijojnë zona mbrojtëse rreth burimeve të furnizimit me ujë dhe të aplikojnë për leje për përdorimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza. Gjatë kësaj, ata duhet të paguajnë rregullisht taksat e duhura për shfrytëzimin dhe shkarkimin e ujërave të zeza, në përputhje me ligjin, sepse vetëm në këtë mënyrë buxheti do të jetë në gjendje të mbledhë fonde të mjaftueshme për të realizuar investime prioritare që do të përmirësojnë cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve.