FOTO-KONKURSI NDËRKOMBËTAR KUSHTUAR NDRYSHIMEVE KLIMATIKE DHE MBROJTJES SË SHTRESËS SË OZONIT

Të nderuar miq të fotografimit,

International Photo contest

Dëshirojmë t’ju ftojmë të merrni pjesë në Fotokonkursin ndërkombëtar dhe të dërgoni fotografi lidhur me:

  1. “Ndryshimet klimatike në sytë e mi”
  2. “Shtresa e Ozonit dhe unë”

Аplikimi duhet të dorëzohet më së voni deri më 15 gusht, 2017, ora 18:00 (Таshkent, GMT+5) nëinfo@envcontest.uz.Për informata më hollësishme, ju lutemi të vizitoni ueb-faqen e Fotokonkursit ndërkombëtar:http://www.envcontest.uz

QËLLIMI

Fotokonkursi ndërkombëtar është organizuar për t’u ngritur vetëdija për çështjet rreth ndryshimeve klimatike dhe mbrojtjes së shtresës së ozonit si dhe për të promovuar një qëndrim të kujdesshëm ndaj mjadisit jetësor në tërë botën.

PJESËMARRËS

Fotokonkursi ndërkombëtar është i hapur për të gjitha fotografitë profesionale dhe amatore nëpër gjithë botën. Sidomos inkurajon pjesëmarrja e grave dhe të rinjve.

КАTEGORITË

Fotokonkursi ndërkombëtarmbahet në 2 kategori:

  1. “Ndryshimet klimatike në sytë e mi”
  2. “Shtresa e Ozonit dhe unë”

RREGULLAT

Çdo pjesëmarrës mund të dërgojë vetëm 1 fotografi për çdo kategori.

Fotografitë në kategorinë“Ndryshimet klimatike në sytë e mi” mund të:

-       Paraqesin/përshkruajnë shenjat e ndryshimeve klimatike,

-       Paraqesin masat për adaptim në ndryshimet klimatike,

-       Theksojnë masat drejt zbutjes së ndryshimeve klimatike etj.

  1. Fotografitë në kategorinë“Shtresa e Ozonit dhe unë” mund të:

-       Paraqesin ndikimin e shtresës së ozonit ndaj jetës në botë,

-       Demonstrojnë masa për mbrojtjen e shtresës së ozonit etj.

Qasja kreative në zbulimin e temave në secilën nga këto kategori është e mirëseardhur.

Çdo fotografi duhe të ketë të bashkangjitur formularin të plotësuar sipas rregullit për aplikim në gjuhën angleze dhe t’i plotësojë kërkesat të parashtruara në pjesët “Kërkesa për fotografi” dhe “Kërkesa tjera” nga formulari për aplikim. Formulari për aplikimmund të shkarkohet nga ueb-faqja e Fotokonkursit ndërkombëtarhttp://www.envcontest.uz.

SHPËRBLIME DHE CERTIFIKATA

Do të ketë 6 fitues të Fotokonkursit ndërkombëtar, të cilët do të marrin nga organizatorët.

Shpërblime për kategorinë e parë – “Ndryshimet klimatike në sytë e mi” :

Vendi i parë – fotoaparat;

Vendi i dytë– tablet kompjuter;

Vendi i tretë– telefon celular.

Shpërblime për kategorinë e dytë – “Shtresa e Ozonit dhe unë”:

Vendi i parë – fotoaparat;

Vendi i dytë– tablet kompjuter;

Vendi i tretë– telefon celular.

Në mënyrë plotësuese, një fitues në nominimin special “Gratë dhe shtresa e ozonit” do të fitojë shpërblim të përgatitur nga Qendra rajonale e Stambollit e Programit për zhvillim të Kombeve të bashkuara (UNDP).

Autorët e 20-tëfotografive më të mira do të marrin certifikata nga ana e organizatorëve.

DATAT KYÇE

korrik 10, 2017 Hapja zyrtare e Fotokonkursit ndërkombëtar
korrik 10 – gusht 15, 2017 Dorëzimi i fotografive dhe aplikimeve
gusht 15, 2017 Para-përzgjedhje e fotografive, nëse numri i përgjithshëm i fotografive të fituara tejkalon 100.
gusht 15 – gusht 25, 2017 Votim onlajnpër 100 fotografitë e përzgjedhura paraprakisht, në http://www.envcontest.uz dhe identifikimi i 20 fotografive më të mira.
gusht 25, 2017 Përzgjedhja e fituesve të Fotokonkursit ndërkombëtarnga ana e jurisë.
shtator 11, 2017 Ekspozita e fotografive në Tashkent dhe kumtimi i fituesve të Fotokonkursit ndërkombëtar.

Për informata plotësuese shikojeni njoftimin zyrtar në gjuhën angleze.