Komisioni për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burat debatoi mbi aspektin gjinor të ndryshimeve klimatike

Komisija_vlada_1(14.11.2019) Në kuadër të projekteve të ndryshimeve klimatike të implementuara nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor me mbështetjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe në bashkëpunim të ngushtë me Komisionin për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat, u mbajt një Debat publik për aspektin gjininortë ndryshimeve klimatike. Politikat klimatike dhe ato gjinoretë shtetit janë ambicioze kur konsiderohen veçmas. Por, të bashkuara në një tërësi, do të ofrojnë një efikasitet më të madh në zbatimin e veprimit të klimës dhe do të japin rezultate më të mira në sektorë.

Kjo çështje është e rëndësishme, por në përgjithësi nuk kuptohet. Pasojat e ndryshimit të klimës, siç janë përmbytjet, thatësirat dhe rrëshqitjet e dheut, më së shumti prekin të varfërit, të pafuqishmit dhe ata që janë drejtpërdrejt në kontakt dhe varen nga burimet natyrore për të mbijetuar. Gratë, të cilat zakonisht kanë të ardhura më të ulëta në shoqëri dhe që bëjnë një punë të madhe familjare të papaguar, përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre segmenteve të prekshme të popullatës.

Sekretarja shtetëroree MMJPH-së, Ana Petrovska, iu drejtua gjithashtu debatit publik, duke shpjeguar përpjekjet e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor për të miratuar dhe zbatuar politikat e ndryshimeve klimatike me përgjegjësi gjinore.

Gjatë kësaj Petrovska iu referua asaj që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme, por edhe atë që Qeveria ka bërë deri më tani në planin e politikave përgjegjëse gjinore për të zvogëluar ndikimin e ndryshimeve klimatike në vend, duke theksuar se udhëheqja e fortë politike kërkon edukim.

Komisioni për Mundësi të Barabarta për Gratë dhe Burrat e njeh rëndësinë e kësaj çështje dhe merr iniciativën dhe udhëheqjen politike për të rritur ndërgjegjësimin midis politikë-bërësve për aspektin gjinor të ndryshimeve klimatike. Kryetarja e Komisionit Daniella Rangelova, theksoi se gratë posedojnë perspektivë dhe aftësi unike që janë të dobishme për përshtatjen dhe zbutjen efektive të ndryshimeve klimatike, por që është gjithashtu shumë e rëndësishme që shteti të jetë në gjendje t’u sigurojë atyre një mënyrë më efektive për tejkalimin e këtyre efekte anësore dhe në të njëjtën kohë çdo grua ndikon në edukimin e brezave të ardhshëm brenda secilës familje

Svetllana Cvetkovska, nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale theksoi se Ministria e Punës dhe Politikës Sociale merr pjesë aktive në krijimin e politikave përgjegjëse gjinore dhe gjithmonë mbështet të gjitha aktivitetet mbi këtë temë, dhe do ta bëjë këtë në të ardhmen.

“Gratë janë agjente të ndryshimeve, gratë ndiejnë një nevojë më të madhe për veprim në trajtimin e ndryshimit të klimës dhe ka më shumë mundësi të ndryshojnë sjelljen dhe veprimin e tyre,” tha Cvetkovska.

Pavlina Zdraveva, udhëheqëse e Projekteve për Ndryshimet Klimatike që inicioi këtë çështje theksoi: “Bujqësia është sektori më i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike. E ardhmja do të sjellë verë më të ngrohtë dhe më pak shi. Shirat e papritura të dendura dhe breshri do të jenë më të zakonshëm. Ndryshimet klimatike sjellin sfida, rreziqe. Duhet të adaptohemi nëse duam të mbijetojmë ”.

Në këtë puntori gjithashtu u drejtua edhe konsulentja për barazi gjinore Ollgica Apostollova e cila duke shpjeguar lidhjen e ndryshimit gjinor – ndryshimet klimatike, thekësoi:

“Qasjet e ndryshimeve klimatike do të jenë më efikase, efektive dhe të përgjegjshme dhe do të ofrojnë përfitime më të gjëra nëse burrat dhe gratë janë të përfshirë në hartimin e politikave. Programet për ndryshimin e klimës pa gjini janë potencialisht të dëmshme për zhvillim sepse ato kanë tendencë të përkeqësojnë pabarazinë ekzistuese “.

Drafti plani i veprimit i cili u prezantua në debatin publik është një nga hapat e parë për integrimin e çështjeve gjinore në ndryshimet klimatike. Ai parashikon hapa konkreteme të cilat, përmes rritjes së njohurive dhe vetëdijes për të gjithë aktorët përkatës gjinorë dhe ndryshimet klimatike, do të ndërtojnë kapacitete institucionale për veprime specifike në këtë fushë, dhe në nivel të krijimit të politikëspër zbatimimin e tyre.

Gjatë debatit publik, u shfaq një film dokumentar PAS SHIUT, që portretizon 4 gra fermere midis moshës 40 dhe 80 vjeçe. Edhe pse me prejardhje të ndryshme, secila ka një qëndrim shumë të ndryshëm për mënyrën e kultivimit të tokës. Megjithatë, të gjitha ndajnë të njëjtën frikë dhe sfidë në lidhje me ndryshimet klimatike.