Stacioni për trajtimin e ujërave të zeza në Strumicë do ra kthejë biodiversitetin e lumit Strumicë

DSC_0018(18.12.2017) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Sadulla Duraki, u përurua me rastin e promovimit të projektit “Ndërtimi i një stacioni për trajtimin e ujërave të zeza urbane në Strumicë” dhe vënia në përdorim e këtij reparti.

- Ky është stacioni i parë i trajtimit të ujit që ndërtohet me fonde të BE-së dhe që kontribuon drejtpërsëdrejti në mbrojtjen e ujërave sipërfaqësore dhe në kthimin e biodiversitetit të lumit. Në të njëjtën kohë, më këtë ne kontribuojmë edhe në mbrojtjen e pellgut ndërkombëtar të lumit Strumicë, të cilin e ndajmë me Republikën e Bullgarisë, e që edhe më tepër e thekson rëndësinë e këtij stacioni për trajtimin e ujërave, theksoi me ëtë rast ministri Duraki.

Me ndërtimin e stacionit të pastrimit në Strumicë, si dhe në Kërçovë, Prilep dhe Radovish, detyrimi për ndërtimin e 87 stacioneve të trajtimit të ujërave të zeza në Republikën e Maqedonisë gradualisht po plotësohet, nga të cilat 16 duhet të jenë me trajtim terciar të ujërave të zeza.

Në këtë ngjarje, mori fjalën Kryeministri Zoran Zaev, ambasadori i Bashkimit Evropian E.T. Samuel Zbogar, Ministri i Financave Dragan Tevdovski dhe Franz Mitterner, Anëtar i Bordit të Gruopacionit të EVN , në pronësi të të cilit është WTE.

Së fundi, pasi zyrtarët shtypën simbolikisht butonin për të filluar punën e stacionit të pastrimit, për të pranishmit ishte organizuar një turne i shkurtër pranë repartit .