Takimi zyrtar i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Esheman

Nuredini_Esheman_2Me 13 Gusht 2019, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Z. Naser Nuredini, realizoi një takim me drejtorin e Bankës Gjermane KfW, Z. Rene Echeman.

Në takim u diskutua për mbështetjen dhe bashkëpunimin e tanishëm nga Qeveria e Gjermanisë, si dhe për implementimin e projekteve të vazhdueshme ku KfW Banka merr pjesë si partner.

Në përpjekjet për një zhvillimtë mëtejshëm të bashkëpunimit, ministri Nuredini i prezantoi sfidat që janë përpara nesh, veçanërisht në fushën e menaxhimit të mbeturinave (riciklimin), stacionet për trajtimin e ujërave të zeza dhe mbrojtjen e natyrës në rajonin e Ohrit-Prespës.

Drejtori Esheman e konfirmoi gatishmërinë e tij për të mbështetur zbatimin e veprimtarive të Republikës së Maqedonisë së Veriut në përmbushjen e kërkesave për anëtarësim në BE për Kapitullin 27, përmes disponueshmërisë së fondeve në dispozicion nga KfW Banka.