Ministri Nuredini u takua me kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi

(20.09.2019) Sot, Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini, u takua me kryetarin e komunës së Likovës Erkan Arifi. Tema e takimit ishte realizimi i projektit për ndërtimin e një objekti sedimentar si pjesë e impiantit të filtrimit për furnizimin me ujë të pijshëm në komunën e Likovës. Ministri informoi se procedura është në fazën e fundit të zgjedhjes së kompanisë ndërtimore dhe se punët do të fillojnë shumë shpejt. Gjithashtu, gjatë takimit u bisedua për mundësinë e investimit në projekte të mjedisit jetësor.