Konferenca ndërkombëtare MaSWA për menaxhim me mbeturina

5Në temën „Afrimi i Maqedonisë drejt trendeve botërore për menaxhim me mbeturinat e ngurta” u diskutua në konferencën ndërkombëtare që sot dhe nesër mbahet në Shkup në organizim të Asociacionit të Maqedonisë për menaxhim me mbeturina (MaSWA).

-Zgjidhja e problemeve me hedhjen joadekuate ekologjike të mbeturinave në deponitë komunale jostandarde, të cilat urgjentisht duhet të mbyllen, ose teknikisht të ndërtohen sipas standardeve të përcaktuara me ligj, përmes krijimit të sistemit  për selektim të mbeturinave dhe përforcimit të sektorit për trajtim dhe përpunim të mbeturinave, janë detyrat që na presin në drejtim të zgjidhjes së situatës për menaxhim me mbeturinat – theksoi v.d drejtoresha e Drejtorisë së mjedisit jetësor Biljana Zefiq në fjalën hyrëse.

Në këtë konferencë, e cila është pjesë e tuining-projektit i financuar nga BE për menaxhim me mbeturina (MK 12 IB EN 02), u paraqitën gjendjet aktuale me menaxhimin e mbeturinave në vend, kompanitë vendore, por edhe espertët dhe shoqatat që punojnë në këtë fushë.

Mes tjerash, u shqyrtuan edhe mundësitë për shfrytëzimin e fondeve në dispozicion të BE-së. Në konferencë fjalime mbajtën edhe ministri pa portofol përgjegjës për investime  Zoran Shapuriq, si dhe shefi i bashkëpunimit në Delegacionin e BE-së në Shkup Nikolla Bertolini.