Njoftim
28.05.2025
Ju informojmë se nesër, e enjte, më 29 maj 2025, me fillim në ora 09:30, zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Izet Mexhiti, do të marrë pjesë dhe do të mbajë fjalim në Konferencën e 6-të ndërkombëtare “Rruga drejt menaxhimit të qëndrueshëm të mbeturinave”, në organizim të Shoqatës për Menaxhim me Mbeturina të Ngurta (MaSWA).
Mexhiti: Më pak ndotje, më shumë liri
27.05.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me ministren e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozhinovska, sot para Qeverisë promovuan konceptin e ri të ndarjes së automjeteve – Car Sharing. Ky shërbim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transportit urban të qëndrueshëm dhe uljes së ndotjes në vendin tonë.
Меxhiti: Në Çair fillon realizimi i një mega-projekti në vlerë prej afro 1.5 milionë euro
15.05.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e komunës së Çairit Visar Ganiu, morën pjesë në fillimin e punimeve ndërtimore për rindërtimin e sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në lagjen Dizhonë, komuna e Çairit
Rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit
14.05.2025
15.05.2025, e enjte, me fillim nga ora 12.00 në Çair, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu, do të ndjek fillimin e punimeve për rekonstrukcionin e sistemit të furnizimit me ujë dhe sistemit të kanalizimit në lagjen e Dizhonit, me vlerë për 88 milion denarëve grant qeveritar.
MEXHITI: Me punë dhe përkushtim, ndryshimi vërehet në çdo pjesë të Tetovës
14.05.2025
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, së bashku me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, morën pjesë në fillimin e rindërtimit dhe zgjerimit të rrjetit primar të furnizimit me ujë në vendbanimin Vonvardarska, me një gjatësi prej 2.600 metrash.