Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar

Kumtesat
Rezultatet e deritanishme nga matjet tregojnë se të gjitha vlerat mesatare të koncentrimit masor të PM₁₀ lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.
Cilësia e ajrit në Trubarevë brenda kufijve të lejuar
17.09.2025

Shkup, 17.09.2025 Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, përmes të dhënave të marra nga stacionet matëse automatike të Universitetit “Goce Dellçev” në Shtip, e informon opinionin publik për gjendjen e cilësisë së ajrit ambiental në vendbanimin Trubarevë.

Sipas matjeve të bëra për grimcat e pezulluara deri në 10 mikrometra (PM₁₀):

  • koncentrimi mesatar ditor gjatë ditës së djeshme ka qenë 19.7 µg/m³,
  • vlera maksimale e matur ka arritur 39 µg/m³,
  • koncentrimi aktual është 7.5 µg/m³.

 

 

Rezultatet e deritanishme nga matjet tregojnë se të gjitha vlerat mesatare të koncentrimit masor të PM₁₀ lëvizin brenda kufijve ligjorë të lejuar dhe deri tani nuk është regjistruar tejkalim i pragjeve të përcaktuara.

Ministria mbetet e përkushtuar për të informuar në mënyrë transparente opinionin dhe për të ndjekur rregullisht gjendjen e cilësisë së ajrit, me qëllim mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe shëndetit të qytetarëve.

Submitted by alfa4 on 17.09.2025 - 15:46