
Shkup, 15.09.2025 – Në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor sot u mbajt një brifing me mediat lidhur me gjendjen pas zjarrit në deponinë e mbetjeve elektronike në Trubarevë.
Ministri Izet Mexhiti, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mjedis Jetësor, Igor Nikoski, drejtoreshën e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, Ivana Ginovska, si dhe rektorin e Universitetit “Goce Dellçev” – Shtip, prof. dr. Dejan Mirakovski, prezantuan informacionet e para.
Institucionet kompetente informuan se ekipet kanë qenë në terren që nga momenti i parë, kanë ndërmarrë masa adekuate dhe rregullisht e kanë njoftuar opinionin. Vendi i djegur është mbuluar me rërë për të parandaluar djegien e mëtejshme të substancave të rrezikshme. Pritet që deri të premten të jenë të disponueshme rezultatet zyrtare laboratorike.
Prof. dr. Mirakovski theksoi se ekipi nga laboratori AMBIKON pranë UGD – Shtip tashmë ka vendosur stacione matëse për monitorimin e cilësisë së ajrit dhe se brenda një jave priten rezultatet e para.
Ministria do ta informojë opinionin menjëherë pas marrjes së rezultateve përfundimtare nga analizat.