Raport nga matjet indikatave të cilësisë së ajrit – grimcat PM₁₀ në Trubarevë

Lajme
KONCENTRIMET MESATARE TË GRIMCAVE PM₁₀ JANË NË KUFIJTË E LEJUAR
18.09.2025
KONCENTRIMET MESATARE TË GRIMCAVE PM₁₀ JANË NË KUFIJTË E LEJUAR

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor informon se në periudhën prej 17.09.2025 (ora 09:30) deri më 18.09.2025 (ora 09:30) janë kryer matje indikatave të grimcave të ngurta të pezulluara me madhësi deri në 10 mikrometra (PM₁₀), në pikën matëse në zonën e Trubarevës.

Matjet janë realizuar me sistemin automatik AMBICON RTM–PM, një nefelometër që mundëson ndjekjen në kohë reale të koncentrimeve të grimcave në ajër, me seleksionim të fraksionit PM₁₀.

Për monitorim është përdorur instrumenti ES-642, METONE, USA, i certifikuar për matje indikatave sipas MCERTS, UK.
Rezultatet nga matjet:

  • Koncentrimi mesatar: 10.9 µg/m³
  • Vlera maksimale e matur: 25.6 µg/m³
  • Vlera momentale: 16.5 µg/m³

Sipas rezultateve të marra, koncentrimet mesatare të grimcave PM₁₀ janë brenda kufijve të lejuar dhe nuk është evidentuar tejkalim i vlerave kufitare.

Koncentrimet lëvizin brenda vlerës kufitare 24-orëshe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve, në përputhje me Urdhëresën për vlera kufitare për substanca ndotëse në ajrin ambijental („Gazeta Zyrtare e RM“, nr. 183/17).
Ministria do të vazhdojë me informimin e rregullt të publikut dhe ndjekjen e gjendjes me cilësinë e ajrit.

Galeria
Submitted by almin on 18.09.2025 - 12:13