Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë

Lajme
Vendoset stacion matës që do të funksionojë 24 orë
Mexhiti edhe sot e vizitoi deponë e djegur në Trubarevë
14.09.2025

Shkup, 14.09.2025 Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Mjedis Jetësor dhe Planifikim Hapësinor, z. Izet Mexhiti, sot sërish realizoi një vizitë në terren në kompaninë për menaxhim me mbeturina elektrike  e djegur në Trubarevë, ku sot është vendosur një stacion matës për monitorimin në kohë reale të cilësisë së ajrit.

Mexhiti, me kërkesë të të cilit është vendosur ky stacion matës, ishte i shoqëruar nga drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror për Mjedis Jetësor, znj. Ivana Ginovska.

Gjatë vizitës, ministri Mexhiti bëri inspektim të funksionimit të stacionit të sapoinstaluar për matjen e cilësisë së ajrit ambiental.

Qëllimi i vizitës ishte të theksohet rëndësia e monitorimit të cilësisë së ajrit dhe përmirësimit të mjedisit jetësor përmes bashkëpunimit ndërinstitucional.

Matjet do të realizohen çdo ditë, 24/7, për të ndjekur cilësinë e ajrit dhe për të informuar me kohë opinionin publik, i cili do të ketë mundësi t’i ndjekë të dhënat në kohë reale

Submitted by alfa4 on 14.09.2025 - 18:32