Me mbështetjen e Planit përajër të pastër, kopshti i fëmijëve “Prolet” në komunën e Karposhit fillon përdorimin e sistemit të ri ekologjik për ngrohje dhe ftohje, duke përdorur pompa termike që funksionojnë me sistemin „ujë – ajër“

nov_ekoloshki_sistem_gradinka_Prolet_1(13.01.2020) Me ndryshimine sistemit të ngrohjes dhe heqjen nga përdorimi të naftës, në mënyrë drastike do të ulet nivelii grimcave PM10 në ajër dhe emetimi i gazrave të dëmshëm. Ndryshimi parashikon zëvendësimin e rreth 16 tonë naftë në vit me një burim të rinovueshëm të energjisë që do të thotë 11 kg më pak prani të grimcave PM10 dhe ulje të emetimeve të CO2 në ajër.

Eliminimii burimeve të ndotjes dhe ndryshimi i sistemeve të ngrohjes së institucioneve publike është një nga parakushtet kryesore për ajër më të pastër dhe zgjidhjen sistematike të problemit të ndotjes së ajrit.

Për më tepër, kursimet e objektit do të lëvizin prej 55 deri 65 përqind krahasuar me sistemin aktual të ngrohjes me naftë. Gjithashtu është parashikuar menaxhimi automatik dhe kontrolli i sistemit, i cili do të përdor një tarifë më të lirë gjatë natës, vendim ky i marrë nga Qeveria.

Kjo do të mundësojë dhe krijojë një qëndrim të ngrohtë dhe të rehatshëm për fëmijët gjatë gjithë ditës, ndërsa gjatë verës i njëjti sistem do të përdoret për ftohje, duke kursyer kështu energjinë elektrike nga sistemi i inverterëve që tani përdoren në ambientet e kopshtit.

Plani i ajrit të pastër është një plan që siguron mbrojtje të mjedisit dhe kursime ekonomike.